Gëzim Kelmendi i del në krah Erdoganit, e kundërshton grusht shtetin

Partia Fjala e cila udhëhiqet nga deputeti Gëzim Kelmendi thotë se e mbështet presidentin Erdogan duke e kundërshtuar fuqishëm “grusht shtetit” nga siç thonë ata, një pjesë e ushtrisë turke.

Lajme

16/07/2016 00:07

“Mbështesim fuqishëm Popullin, Presidentin dhe Qeverinë e Turqisë. Kundërshtojmë fuqishëm “grusht shtetin” e organizuar nga një pjesë e ushtrisë turke”, thuhet në reagimin e tyre.

Ky grusht shtet, sipas këtij subjekti, është kundër popullit dhe vullnetit të tij.

“ Zoti e ruajt popullin e Turqisë, Zoti e ruajt Presidentin Erdogan”, përfundon kjo parti./lajmi.net