Gëzim Kelmendi: Bon hajgare qeveri bon, a nuk po të vjen marre?!

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Lajme

16/10/2018 21:33

Kelmendi ka thënë se Qeveria aktuale nuk po punon asgjë në favor të qytetarëve, por po bënë hajgare me postet ministrore, transmeton lajmi.net.

“Ky ministër u bë viktimë i egos lokaliste të deputetit Labinot Tahiri”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë:

Kjo qeveri lëre që nuk po punon asgjë në favor të qytetarëve të Kosovës, por tani ka filluar edhe me bë hajgare me poste ministrore.

Fillimisht e shkarkuan ministrin e MPB-së Flamur Sefajn, kinse për deportimin e “gylenistëve”, por në fakt realiteti ishte ndryshe.

Lista serbe ishte ajo që detyroj kryeministrin Haradinaj ta shkarkoj ministrin Flamur Sefaj, pasi ky ministër kishte arrestuar Marko Gjuriqin në Mitrovicë.

Tani përsëri doli në skenë MPB-ja, “kurban” kësaj rradhe doli të jet ministri i sapo emëruar Bejtush Gashi.

Ky ministër u bë viktimë i egos lokaliste të deputetit Labinot Tahiri.

Dhe edhe kësaj rradhe qeveria ia plotëson dëshirën deputetit Tahiri.

A po mendoni për Kosovën ndonjëherë?

E për popullin a po mërziteni hiq?

8000 hektarë ia dhuruat Malit të Zi.

Vetes ia dyfishuat pagat.

Çka ke në plan tash oj qeveri ” kreshnike”?

Lujë qeveri lujë, bon hajgare bon.

“Ski faj”, opozita po flenë.

LDK-ja po mundohet me i mbledhë nënshkrimet me rrëzu qeverinë.

VV-ja hala po merret me PSD-në, në vend që të merret me qeverinë.

Kësi “sefaje” qeveri as ëndërr nuk ki mundësi me pa.

Por ke kujdes oj qeveri së ëndërrat dinë me të trembë e me të lagë.

Gëzim Kelmendi