Getoar Selimi lajmërohet nga ky vend

Geoar Selimi është një nga reperët më të suksesshëm shqiptar.

ShowBiz

19/01/2018 19:16

Çdo projekt që ai e publikon, suksesin e ka të garantuar, kjo ngase ka shumë persona që pëlqejnë muzikën që ai bën, shkruan lajmi.net.

Së fundi, në llogarinë e tij në Instagram, Geti ka postuar një foto përmes të cilës ka treguar se në cilin vend gjendet aktualisht.

Ai u lajmërua nga Belgjika, vend në të cilin duket ka udhëtuar për të qenë pjesë e ndonjë koncerti atje, për t’i argëtuar bashkëatdhetarët.

“Bisha me dy koka” titullohet projekti i fundit nga Gheto Geasy, të cilin e solli në duet me Skivin. /Lajmi.net/