Getinjo sqaron videon ku shihet duke djegur paratë

Reperi ferizajas, Getinjo ishte i ftuar në një intervistë për emisionin 'Mirage', të premtën që kemi lënë pas.

ShowBiz

19/11/2017 13:09

Në intervistën e tij, reperi foli më shumë rreth projektit të tij të fundit “Mucho dinero”, për projektet e tjera që planifikon t’i realizojë si dhe për jetën private.

Ai sqaroi se si i kishte ardhur ideja për videoklipin e këngës së fundi dhe foli edhe për kuptimin e tatuazheve në fytyrë.

Një video në të cilën Getinjo shihet duke i djegur paratë, kishte bërë bujë në medie dhe u komentua shumë, e për këtë reperi zbuloi arsyen e vërtetë përse e bëri atë veprim.

Ndiqeni videon e mëposhtme nga minuta 1:48 dhe mësoni se përse veproi ashtu Getinjo. /Lajmi.net/

YouTube player