Getinjo shumë shpejt me dokumentar

Reperi Getinjo është artist shumë i pëlqyer.

ShowBiz

17/03/2018 13:07

Që prej kohës kur është larguar nga labeli “On Records”, Getinjo ka paralajmëruar një këngë të re, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për këngën “50”, e cila sipas reperit do të jetë në duart e fansave të tij shumë shpejt.

E në një tjetër postim që bëri së fundi, ai ka njoftuar se para së të lansohet kënga e tij do të dalë një dokumentar i shkurtër për reperin.

Duke u thënë fansave se shumë shpejt mund ta dëgjojnë projektin e tij të ri, ai ka shkruar “Ju dua të gjithëve”. /Lajmi.net/