Getinjo reagon për vrasjen e policit në Istog

Reperi nga Ferizaji, Getinjo ka reaguar për rastin tragjik në Istog ku mbeti i vrarë edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës, Izet Demaj.

ShowBiz

27/12/2018 18:39

Ai ka hedhur një fotografi në InstaStory i cili ka reaguar për ngjarjen tragjike dhe shpreh ngushëllimet e tij familjes Demaj, shkruan lajmi.net.

“Policia nuk ka faj pse rinia ka probleme financiare, dhe i ka kushtet e rënda! Policia e kryen detyrën me mbrojt qytetarin dhe pronën e qytetarit. Një kriminel profesionist nuk ja merr jetën policit e me ja lan fmitë jetima, kqyrni ma pak filma e mos u bani mangupa se i murrt në qaf njerëzit o amatera. Ngushëllime familjes Demaj nga Istogu, i qoftë dheu i lehtë Policit të nderuar”, janë fjalët e Getinjos. /Lajmi.net/