Geti qenka shumë romantik! Ja çfarë surprize i ka bërë Marinës

Dje në Ditën e Shën Valentinit, Instagrami u mbush plot me dedikime dashurie, dhurata, buqeta trëndafilash, tullumbaca me zemra e surpriza romantike. Por në mbrëmje të gjithë vëmendjen po e merr surpriza e Getoarit për Marinën.

ShowBiz

15/02/2018 08:17

Ka qenë moderatorja ajo që e ka zbuluar me një video të postuar në Instagram ku shihet me Getoarin në një darkë romantike, të ulur në një tavolinë, të rrethuar nga drita në formë zemre.

Gjatë videos çifti shihen duke i buzëqeshur njëri-tjetrit teksa në sfond dëgjohet kënga “Love on the brain” e Rihannës”.

“Duajeni njëri-tjetrin. Gëzuar Shën Valentinin”, ka shkruar Marina.

https://www.instagram.com/p/BfMKvx_lDIp/?taken-by=marina_vjollca

81948-640-0-5a84a1ca20f83 81950-640-0-5a84a1ca2134e 81949-640-0-5a84a1ca21161 81952-640-0-5a84a1ca216fd screenshot_2