Geti ka një porosi për gjithë ata që e urrejnë

Reperi Getoar Selimi është njëri ndër emrat më të suksesshëm të estradës shqiptare.

ShowBiz

17/08/2018 17:20

Ai është shumë aktiv gjatë gjithë sezonës me mbrëmje muzikore, ku mbush skenat plot publik, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka postuar disa imazhe në rrjete sociale, përmes të cilave ka dërguar porosi tek ata që e urrejnë.

“Kur personat që ti nuk i njeh të urrejnë, kjo është kur ti je më i miri”, ka shkuar ai mbi njërën fotografi.

E në një tjetër, ai shton “Urrejtësit, njerëzit që në fshehtësi dëshirojnë të jenë ju”. /Lajmi.net/