Geti e Luana marrin primatin, të parët në “Kënga e Javës”

"Tirana Lifestyle" ka mposhtur këngën "Shumë Pis" në javën e tretë, pas dominimit të kësaj të fundit në dy javët e para në toplistën e Lajmi.net, të quajtur "Kënga e Javës".

ShowBiz

04/08/2015 15:46

Në javën e parë dhe në të dytën, “Shumë Pis” dukej e pakonkurrentë, por kësaj radhe, në një garë jashtëzakonisht të ngushtë, “Tirana Lifestyle” ka arritur të tejkalojë këtë këngë dhe të radhitet e para.

“Love Me” nga Elvana Gjata e Bruno u radhitë e dyta për të dytën javë radhazi, kurse “Shumë Pis” u radhit e treta.

Është interesant se kënga e parë nga e dyta kishte vetëm 15 vota dallim, kurse e dyta nga e treta vetëm 1 votë.

Këtë javë janë futur disa këngë të reja, por asnjëra nga to nuk ka arritur që të “shkëlqejë”.

Madje, 2 nga to, “Bone pa mu” e Dhuratës, do të largohet menjëherë pasi u radhit e fundit.

1. Geti ft. Luana Vjollca – Tirana Lifestyle –  +2
2. Love me – Elvana Gjata ft. Bruno – PN
3. Era Istrefi ft. Ledri Vula – Shume pis – -2
4. Premtimet – Kida ft. Mozzik – PN
5. Lumi B – Hi Lumi – ER
6. Dhurata Dora – Ti Don – PN
7. Aferdita Dreshaj ft. Agon Amiga – Topless – ER
8. Dafina Zeqiri – Be A Man Once – ER
9. Genta ft. Labi – Shkurt e shqip – -4
10. Dhurata Ahmetaj – Bone pa mu –  ER
PN: Pozitë e pandryshuar nga java paraprake
+: Kënga e pozicionuar më mirë se në javën paraprake
: Kënga e pozicionuar më keq se në javën paraprake
ER: Këngë e re në toplistë

Për të parë të gjitha votat klikoni këtu.