Geti dhe Luana shkëlqejnë në dasmën e Sara Hoxhës

Mbrëmë aksionarja e Top Medias, Sara Hoxha dhe moderatori, Ledion Liço i kanë dhënë fund beqarisë.

ShowBiz

12/08/2018 11:20

Dasma e çiftit u mbajt në Como të Italisë, ku çdo detaj dukej përrallor, shkruan lajmi.net.

Të pranishëm në këtë dasmë kanë qenë edhe disa prej fytyrave publike, përfshirë edhe reperin Getoar Selimi dhe moderatoren Luana Vjollca.

Në rrjete sociale, dyshja kanë ndarë disa imazhe para fillimit të ceremonisë, ku Luana shkëlqente e veshur në të kuqe përkrah Getit.

Kujtojmë që në dasmën e Sarës dhe Ledionit ishte edhe Marina, e cila nuk publikoi ndonjë imazh nga atje. /Lajmi.net/