Gërxhaliu: Nxirret i gjallë Tefik Bela

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë se është nxjerrë i gjallë Tefik Bela 28 vjeçar. Ai thotë të ketë dëgjuar edhe zëra të personave nën rrënojat e shpërthimit që ka ndodhur në Termocentralin Kosova A në Obiliq.

Lajme

06/06/2014 18:07

Gërxhaliu ka komentuar në Facebook se trupat e FSK-së kanë nxjerrë të gjallë 28 vjeçari, Tefik Bela.

Ai për lajmi.net, thotë se ende nuk mund të dihet se sa persona mund të jenë aty, për shkak të masivitetit të rrënojave.

“Jemi duke i dëgjuar disa zëra nën gërmadha, duket se do t\’i nxjerrim të gjallë\”.

\”Vetëm një trup i pa jetë tashmë është nxjerrë nga gërmadhat dhe e kemi dërguar në morg. Tani jemi afruar tek rrënojat, FSK po bën të pamundurën\”.

“Ende nuk mund të themi se sa persona janë nën rrënojë për shkak se rrënojat janë të mëdha”, ka thënë ai.