Gërxhaliu: Askush s’ka thënë se disa nga Grupi i Kumanovës janë vrarë pas arrestimit

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu, ka reaguar ndaj lajmit të publikuar nga televizioni Tribuna Channel, e më pas edhe nga mediat tjera në vend, se pas autopsisë është vërtetuar se disa nga të vrarët në Kumanovë janë ekzekutuar pasi që janë dorëzuar tek policia maqedonase.

Lajme

24/05/2015 23:53

Ai ka thënë se asnjë deklaratë rreth mënyrës së vrasjes së kosovarëve në Kumanovë nuk është lëshuar nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore.

“Të nderuar qytetarë… për hir informimit të drejtë mos u bëni viktimë e klikimeve të disa portaleve… DML – 6 patologët së bashku me njësitin e forenzikës  së Policisë së Kosovës kanë kryer autopsitë e 9 të vrarëve në Kumanovë. Ne kemi kryer punën tonë bazuar në standardet operative profesionale… dhe pas përpilimit të raporteve ne të njejtat do t’ia dorezojmë prokurorit të shtetit të R. së Kosovës….”.

“Kaq na lejon etika profesionale… vleresimet tjera i japin organet përkatëse. Asnjë koment tjetër nuk është lëshuar nga DML. Me shpresë se disa portale do t kenë respekt se paku ndaj familjeve…”, ka shkruar Gërxhaliu, edhe pse ai duket të mos jetë treguar i vëmendshëm në leximin e lajmit, pasi ai është raportuar nga një televizion, ndërsa portalet vetëm kanë bërë transmetimin e tij. (lajmi.net)