Gervinho: Wenger nuk kishte kurrë besim te unë

Ish-anësori i Arsenalit, Gervinho ka zbuluar se trajneri i kësaj skuadre, Arsene Wenger nuk kishte kurrë besim në aftësitë e tij për futbollin.

Sport

09/12/2014 19:03

Gervinho ka kaluar disa kohë te Arsenali, mirëpo nuk arriti të tregojë kurrë formën e tij të vërtetë. Ai ka thënë se Ëenger nuk kishte kurrë besim në aftësitë e tij.

“Wenger nuk kishte kurrë besim në aftësitë e mia”, zbuloi sulmuesi aktual i Romës për të përditshmen angleze, The Sun.

“Garcia nuk bën dallimin ndërmjet atyre që luajnë dhe atyre që qëndrojnë në stol. Një gjë e tillë është shumë e rëndësishme për një lojtar”.

“Ai komunikon njëjtë më të gjithë lojtarët. Ai flet edhe me atë që qëndron në stol edhe me atë që luan rregullisht”.

“Për Garcian, një skuadër nuk ka vetëm 11 lojtarë por ka 25. Secili ka nivelin e njëjtë, trajtohet njëjtë dhe komunikon me të gjithë njëjtë”, përfundoi Gervinho.