Gervinho transferohet në Premierligë

Mund të zgjasë vetëm një sezon aventura e Gervinhos në Serie A te Parma.

Sport

02/11/2018 09:34

Ish lojtari i Arsenalit dhe Romës, i harruar në Kinë për dy sezone, është rikthyer në Evropë, për t’u shndërruar në dëshirë të disa skuadrave.

Është skuadra e Parmës që e ka rikthyer fillimisht 31 vjeçarin në Evropë, ku në pesë paraqitjet e para për skuadrën italiane ka realizuar tre gola.

Por, aventura te Parma mund të përfundojë në verën për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë.

Është skuadra e West Ham që ka shfaqur ambicie për blerjen e kartonit të tij, shkruajnë mediet italiane, përcjell ‘lajmi.net’.

Gervinho ka qenë pjesë e Premierligë për dy sezone, ku me Arsenalin ka shënuar nëntë gola në 46 paraqitje./Lajmi.net/