Gerrard shkruan për pensionimin e Alonsos, bën huqje të madhe (FOTO)

Xabi Alonso pak ditë më parë njoftoi se do të pensionohet nga futbolli.

Sport

11/03/2017 18:35

Figura të njohura sportive kanë përgëzuar “maestron” spanjoll për atë që i ka dhënë futbollit, njëri prej tyre edhe ish bashkëlojtari i tij, Steven Gerrard.

Por, Gerrard në shkrimin që ia dedikon Alonsos, ka bërë një gabim duke iu referuar atij si “Xavi” e jo Xabi.

Kjo ka bërë që shumë ndjekës të Gerrard të tallen me të në Instagram për këtë huqje./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6