Gerrard po ia rrëmben Liverpoolit yllin e madh
Steven Gerrard po planifikon që të bëjë një transferim befasues nga Liverpool.
Merkato
Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, po tenton që ta transferojë një lojtar nga ish-skuadra e tij.
Trajneri i Rangers dëshiron ta transferojë sulmuesin e skuadrës angleze, Dominic Solanke, përcjell “lajmi.net”.
Sulmuesi anglez nuk po luan standard te Liverpool, andaj do të largohet në janar.
Steven Gerrard e njeh shumë mirë sulmuesin anglez, pasi e kishte trajnuar për një kohë të shkurtër te grupmoshat e Liverpoolit.
Kështu, legjenda angleze dëshiron ta huazoj sulmuesin e talentuar në afatin e janarit. /Lajmi.net/