Gerrard nënshkruan kontratë trevjeçare me klubin e ri

Steven Gerrard do të finalizojë kontratën trevjeçare me drejtuesit e Rangers.

Sport

04/05/2018 09:59

Steven Gerrard ka arritur marrëveshje në parim për postin e menaxherit të Rangers, sipas burimeve të “Sky Sports News”.

Ish kapiteni i Liverpoolit do të finalizojë kontratën trevjeçare me drejtuesit e Rangers.

Ai arriti marrëveshje me klubin e famshëm skocez pas rikthimit në Londër nga udhëtimi në Romë, përcjell “lajmi.net”.

Gary McAllister do të jetë asistent i tij te skuadra nga Ibrox. Ish ylli i Liverpoolit do ta zëvendësojë Graeme Murtyn, i cili u largua më herët gjatë kësaj jave. /Lajmi.net/