Gerrard, më i miri në Evropë

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers thotë se Steven Gerrard është më i miri në Evropë në rolin e tij. Ai insiston se nuk do ta shkëmbente kapitenin me asnjë futbollist tjetër nga futbolli evropian.

Sport

19/04/2014 11:45

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers beson se aftësia e liderit të kapitenit Steven Gerrard është në qendër të vëmendjes në kandidaturën e ekipit për titull të kampionit dhe insistoi se nuk do ta shkëmbente mesfushorin me askënd në Evropë.

33-vjeçari ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni për Liverpoolin duke shënuar 13 gola dhe realizuar 11 asistime derisa Reds janë katër ndeshje larg nga titulli i parë në ligë nga viti 1990.

Para duelit me Norwichin të dielën, Rodgers ka lavdëruar kontributin e Gerrardit.

“Mendoj se forma e tij nganjëherë bie në plan të dobët sepse Steven ka kualitete të mëdha si lider i ekipit”, deklaroi Rodgers.

“Ne nuk duhet harruar se ai është pa dyshim më i miri në futbollin evropian në rolin e kontrolluesit. Ka pak futbollistë që mund të bëjnë atë që bënë ai, të jetë një prej mesfushorëve më të mirë sulmues në Evropë e pastaj të zhvendoset rregullisht në rol më të tërhequr. Nuk do ta shkëmbeja me askënd nga ekipet tjera në futbollin evropian”.