Gerrard: Ky është fajtori i humbjes së Chelseat nga Roma

Steven Gerrard ka fajësuar menaxherin Antonio Conte për paraqitjen e dobët në humbjen 3:0 nga Roma.

Sport

01/11/2017 09:48

Steven Gerrard ka analizuar humbjen e Chelseas nga Roma me rezultat 3:0 në Ligën e Kampionëve.

Ai ka fajësuar menaxherin Antonio Conte për paraqitjen e dobët të skuadrës kampione të Premierligës ndaj ekipit italian.

“Kjo ishte një prej paraqitjeve më të dobëta nga Chelsea që kam parë ndonjëherë. Por, skuadra duket se po ndryshon javë pas jave”, deklaroi Gerrard për “BT Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Disa futbollistë nuk e dinë se ku do të luajnë pas një jave. Chelsea shquhej si makinë në mbrojtje kurse tani nuk është askund”, u shpreh ai. /Lajmi.net/