Gerrard: Këtë lojtar të Unitedit do ta transferoja në Liverpool (FOTO)

.

Sport

15/08/2017 23:42

Në Manchester United është një lojtar që Steven Gerrard do ta dëshironte te Liverpooli.

Kapiteni i kësaj skuadre, i ftuar në ‘BT Sports’ ka komentuar situatën te Liverpooli, derisa po zhvillohej ndeshja me Hoffenheimin, e vlefshme për Play Offin e Ligës së Kampionëve.

“Tani për tani? Nëse shikojë si shkoi java e parë e Premierligës, do të zgjidhja Maticin”, është përgjigjur Gerrard.

Liverpooli në javën e parë të Premierligës ka barazuar 3:3 me Watfordin në udhëtim./Lajmi.net/