Gerrard i jep shpresë Liverpoolit

Kapiteni në largim i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka thënë se mund të rikthehet në klub, në formë huazimi.

Sport

08/01/2015 13:23

Kapiteni në largim i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë që të rikthehet në klub, duke luajtur sërish, por në formë huazimi.

Mesfushori ka arritur marrëveshje për transferim në LA Galaxy pas përfundimit të këtij stinori.

Mirëpo, ai ka bërë të ditur se mund të luajë sërish për Reds, duke u rikthyer në klub në formë huazimi.

“Nuk e kam shqyrtuar këtë mundësi e as nuk e kam negociuar me dikë. Por, nuk mund ta përjashtoj duke pasur parasysh si funksionon liga në MLS”, u shpreh Gerrard për “Liverpool Echo”.