Gerrard: Henderson duhet të jetë kapiteni i Liverpoolit

Kapiteni legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard ka thënë se trashëgimtari i tij te kjo skuadër, duhet të jetë pikërisht mesfushori Jordan Henderson.

Sport

07/01/2015 15:00

Pasi të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit, Gerrard ka thënë se Henderson duhet të jetë kapiten i kësaj skuadre.

“Unë jam i bindur se Henderson ka gjithçka që duhet për të qenë një kapiten i shkëlqyer”, tha Gerrard për Liverpool Echo.

“Ai është një profesionist fantastik i cili kërkon të jetë një lider shembull në stërvitje dhe në lojë”.

“Ai është rritur shumë si lojtar dhe po përmirësohet në çdo kohë me eksperiencë të madhe”, përfundoi Gerrard.