Gerrard e prezanton ‘përforcimin’ e ri të Realit

Steven Gerrard e ka prezantuar ‘përforcimin’ e ri të Real Madridit. Në fakt, bëhet fjalë për vajzën e tij, të cilën e ka veshur me fanella të Los Blancos.

Sport

11/07/2014 09:53

Steven Gerrard ua prezanton ‘përforcimin’ e ri të Real Madridit. Në fakt, mesfushori anglez e ka postuar një fotografi në rrjetin social, Twitter, ku shihet vajza e tij bukuroshe, e veshur me fanellën e Real Madridit, ndërsa e ka shkruar edhe një mesazh.

“Kontratë e re për të luajtur me Ronaldon dhe Alonson”.

Përgjigjet për Gerrard, i cili e zhvilloi Botërorin e fundit me Anglinë në Brazil 2014, ishin të tipit të ndryshëm, nga ndjekësit e tij.

Bile, tifozët e Reds nuk e kanë pritur aspak mirë humorin që e bëri kapiteni i tyre, që kishte vendosur ta vishte vajzën e tij me një fanellë tjetër në krahasim me atë të klubit nga Anfield Road.