Gerrard: Do të jem gjysma e Fergusonit dhe Wengerit

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard ka shprehur dëshirën e tij që një ditë të bëhet trajner, duke thënë se ka shikuar të gjitha veçoritë e trajnerëve më të mirë në botë.

Sport

17/05/2015 09:48

Gerrard ka thënë se ai do ta vendoste vetën e tij si gjysma e Fergusonit dhe e Wengerit, nëse një ditë do t’i futet karrierës së trajnerit.

“Mund të duket si e krisur për t’u bërë menaxher, mirëpo unë dua ta ruaj lidhjen me këtë skuadër dhe lë gjithçka të hapur për të ardhmen””.

“Unë nuk do të zgjedhja ndërmjet Fergusonit dhe Wengerit pasi të dy kanë qenë shumë të sukesshëm. Mendoj se do të jem diku në mes”, përfundoi Gerrard.