Gerrard dëshiron që Torres ta fitojë Ligën e Kampionëve (FOTO)

Steven Gerrard i ka uruar fat bashkëlojtarit të dikurshëm te Liverpool, Fernando Torres, në finalen e sontme në Ligën e Kampionëve.

Sport

28/05/2016 17:34

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, shpreson që Fernando Torres ta fitojë Ligën e Kampionëve me Atletico Madridin.

Ai përmes një postimi në Instagram i ka uruar fat sulmuesit të “Los Colchoneros”.

“Shpresoj që sonte ta arrishë ëndrrën tënde jetësore dhe të bëhesh fitues i Ligës së Kampionëve me ekipin e qytetit të lindjes. Shumë fat miku im”, ka shkruar Gerrard në Instagram.