Gërhitja ndikon në zhvillimin e Alzheimer

Persona të cilët vuajnë nga apnea e gjumit janë më të rrezikuar për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimer.

Lifestyle

10/11/2017 23:02

Studime të reja tregojnë që personat që vuajnë nga apnea e gjumit kanë ndërtuar një proteinë toksike në trurin e tyre që quhet beta-amyloid, e cila nxitë Alzheimer, e cila shkakton dëmtime në memorie dhe funksionet kognitive.

Kjo proteinë formohet si pasojë e pengesave në frymëmarrje, që shkaktohet nga gërhitja e cila vjen nga apnea e gjumit.

Megjithatë tretmanet që përdoren për të qetësuar gërhitjen dhe për të rritur qarkullimin e oksigjenit parandalojnë sëmundjen e Alzheimer.