Georgina nënë për herë të parë, publikon foto me vajzën e sapolindur

E dashura e Cristiano Ronaldos u bë nënë për të parën herë më datë 11 nëntor.

ShowBiz

14/11/2017 18:03

Ndërsa sot e ka publikuar imazhin e parë në Instagramin e saj ku shihet me vajzën në duar, shkruan lajmi.net

Për dallim nga ajo, Cristiano u bë baba për të katërtën herë dhe bazuar në imazhet e publikuara duket shumë i lumtur që po i zgjërohet rrethi.

https://www.instagram.com/p/BbaImIfFr0h/

Vajzën e kanë pagëzuar me emrin Alana Martina ndërsa nuk kanë munguar emocionet e shpalosura përkrah fotografisë që nëna e voglushes i ka ndarë me ndjekësit.

Georgina Rodriguez tha se është një nga ndjenjat më të mira të jesh nënë e ta sjellësh në shtëpi fëmijën./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BbeylJghAsX/