Georgievski: Maqedonia në luftë, nëse qeveria formohet pa shqiptarët

Ish kryeministri maqedonas, Lupço Georgievski, ka deklaruar se nëse VMRO DPMNE dhe BDI dalin fituese të zgjedhjeve parlamentare të 27 prillit, dhe partia e kryeministrit Nikolla Gruevski nuk do të pranojë ta bëjë qeverinë me partinë e Ali Ahmetit, atëherë brenda një jave do të fillojë luftë e re në Maqedoni.

Lajme

21/04/2014 11:20

Kryetari i VMRO – Partia Popullore, Georgievski, ka thënë se sot, pas 20 vitesh, dikush në Maqedoni t’ju rrëfejë qytetarëve se do të bëjë qeveri pa shqiptarët, është një përrallë që vetëm të paditurit mund ti besojnë.

 “Nëse dikush vendos të bëjë atë (qeveri pa shqiptarët), atëherë unë ju garantoj që për një javë do të ketë luftë të re në Maqedoni. Pra, nëse maqedonasit janë të gatshëm për të luftuar, dhe janë të gatshëm t’i mbrojnë dhe t’i plotësojnë kërkesat e VMRO DPMNE, atëherë le të votojnë për këtë lloj politike”, ka deklaruar Georgievski për një televizion lokal D1 të Dellçevës, raporton INA.