George W.Bush nuk pendohet për pushtimin e Irakut

Ish-Presidenti i SHBA-ve, George W.Bush thotë se nuk është penduar për asnjë vendim që ka marrë gjatë dy mandateve në krye të shtetit.

Bota

10/11/2014 23:55

Në një intervistë dhënë për CBS, Bush deklaroi se vendimi për të pushtuar Irakun, ishte vendim i drejtë, por shtoi se atij i vjen keq për ngritjen e Shtetit Islamik (IS) në disa pjesë të Irakut.

“Mendoj se ishte një vendim i drejtë pushtimi i Irakut”, u shpreh Bush, transmeton lajmi.net.

“Keqardhja ime më e madhe është që një grup i dhunshëm i njerëzve janë ngritur sërish. Këta tashmë janë al-Qaeda plus. Unë edhe në librin tim kam thënë se ata duhet që të mposhten dhe unë besoj se ata do të mposhten”.

Bush tash po promovon librin e tij të ri të titulluar“41”, e cila është një biografi dedikuar babait të tij, ku flitet shumë për vendimin për të pushtuar Irakun.

Gjithashtu në këtë libër ai ka shkruar edhe disa këshilla për presidentin Barack Obaama dhe për luftën kundër IS-it.

“Për hir të sigurisë sonë dhe popullit irakian, unë shpresoj se ne do të bëjmë gjithë çfarë që duhet që lufta jonë kundër IS të ketë sukses”, ka shkruar në librin e tij George W.Bush, transmeton lajmi.net.