Gentiana Begolli fiton garën për të parin e AGK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor, ku është zgjedhur kryetari dhe anëtarët e bordit.

Lajme

31/07/2018 18:12

Nga tre kandidatë sa kanë qenë në garë për të parin e AGK-së, Gentiana Begolli ka marrë më së shumti vota.

Ajo ka marrë 97 vota, ndërsa Alban Selimi 77 vota dhe Fitim Gashi 63 vota.

Ndërsa anëtarë të rinjë të bordit të AGK-së janë: Leonora Dalipi me 110 vota, Ardiana Thaçi me 90 vota, Arsim Halili me 75 vota, Elvira Berisha me 58 vota, Dardan Hoti me 57 vota, Mentor Gjergjaj me 48 vota, Besiana Krasniqi me 43 vota si dhe Mentor Buzhala 40 vota. Ndërsa Besarta Maliqi, Beadin Syla dhe Pleurat Salihu nuk kanë mundur t’i marrin votat e nevojshme për të hyrë në bord të AGK-së. /Lajmi.net/