Genta Ismajli sjell këngën e re “Papi”

Pas këngës "Zemra thyhet", Genta Ismajli vjen me projekt të ri.

ShowBiz

04/08/2018 16:33

“Papi”, mban titullin kënga e re e Gentës në të cilën shfaqet mjaft sensuale dhe me plot elegancë, shkruan lajmi net.

Tekstin e këngës e ka shkruar Endrit Mumajesi, për muzikën është përkujdesur Alandy e po ashtu edhe në klipin e Ismajlit ka koreografë të njohur.

Kaq joshëse dhe atraktive se kemi parë moti këngëtaren nga Gjilani, ku tashmë projekti gjendet në Youtube. /Lajmi.net/

YouTube player