Genova e Italisë me mocion për parlamentin pro kanabisit

Këshilli Komunal i qytetit italian të Genova-s, ka aprovuar një mocion drejtuar Parlamentit, duke i kërkuar të legalizojë derivatet e kanabisit ose ato që quhen “droga të lehta”, transmeton Top Channel.

Bota

27/03/2015 14:55

Me 23 vota pro dhe 3 kundër, kuvendi i Genova-s ka arritur që ta aprovoj këtë mocion. Sipas dokumentit të këtij mocioni, kryebashkiakut të Genova-s, Marco Dorita, i kërkohet të aktivizojë legalizimin dhe të favorizojë edhe iniciativat informuese mbi efektet e substancave narkotike.

Nga ana tjetër kryebashkiaku, Marco Doria ka thënë se “drogat të lehta apo të rënda qofshin, janë të dëmshme. Por, ka disa që mund të përdoren për qëllime terapeutike. Problemi është si të kundërshtojmë shpërndarjen e diçkaje që i bën keq shëndetit. Në këtë kontekst, mocioni i referohet një neni ligjor që nuk është i efektshëm. Jam shumë dakord me mocionin” ka thënë ai, transmeton Top Channel.