Gënjeshtrat të cilat çdo femër ia thotë një mashkulli

Është vërtetuar edhe zyrtarisht se nuk janë vetëm meshkujt ata që gënjejnë një femër, pasi shpesh ndodhë edhe e kundërta.

Lifestyle

18/04/2014 20:15

Femrat i thonë disa gënjeshtra të cilat përdoren më shpesh sesa ne e mendojmë.

Paratë nuk kanë rëndësi

Femrat mund të martohen më shumë për dashuri sesa për para, mirëpo gënjeshtra më e shpeshtë dhe e përbashkët që thonë femrat, është se paraja për ato nuk ka farë rëndësi.

Secila femër shikon gjendjen financiare të të dashurit para se të merr një vendim serioz.

Natyrisht, unë i dua prindërit e tu

T’i thuash të dashurit se nuk i do prindërit e tij mund të jetë shumë fyese.

Për ta mos bërë këtë gjë, femrat zakonisht zgjedhin të vazhdojnë me gënjeshtër duke thënë se e duan familjen e tyre të re.

Patjetër, vendose një lojë futbollit

Femrat e dinë që secili mashkull është i apasionuar pas futbollit. Ato nuk e kanë ndërmend që t’ia prishin atij qejfin dhe për këtë arsye shpesh gënjejnë, duke u bërë të \”pasionuara\” pas futbollit.

Unë isha gabim

Shumë femra do të dorëzohen gjatë një debati apo diçka të tillë edhe pse e dinë se nuk janë gabim. Ato dëshirojnë që sa më shpejt ta përfundojnë konfliktin.

Unë nuk jam xheloze

Shumë femra nuk dëshirojnë të pranojnë se xhelozojnë, kur e gjejnë të dashurin duke folur me ndonjë femër tjetër apo duke shikuar magazina erotike.

Jam gati

Nëse jeni duke u përgatitur për ndonjë natë të mirë apo ndonjë udhëtim, atëherë nuk është gabimi juaj që do të vonoheni. E dashura juaj padyshim që do të gënjejë disa herë për kohën e premtuar. Ajo do të thotë jam gati, teksa ende nuk i ka veshur rroba apo nuk e ka përfunduar makiazhin.

Kam kokëdhimbje

Pas një ditë të gjatë, e vetmja gjë që ju shkon në mend është gjumi. Ju e doni të dashurin tuaj, mirëpo nuk jeni çdo herë në disponim për ta kënaqur atë. Ju nuk mund ta refuzoni atë pa arsye dhe kështu që i thoni se keni kokëdhimbje.

Pamja nuk ka rëndësi te unë

Femrat padyshim që e vlerësojnë personalitetin më shumë sesa pamjen, mirëpo kjo nuk do të thotë se paraqitja e të dashurit për atë nuk ka rëndësi. Natyrisht që femrave i pëlqejnë personat muskuloz që frekuentojnë palestrën edhe pse e dinë që truri ka më shumë rëndësi sesa muskuli.