Gënjeshtrat e shpeshta që thonë femrat në shtrat dhe meshkujt nuk i besojnë

Le të ngrejë dorën e para ajo që nuk ka thënë të paktën një herë të vetme një gënjeshtër në shtrat.

Lifestyle

13/07/2017 15:25

Shpeshherë të thëna në mënyrë tejet ‘’të pafajshme’’, herë të tjera duke qenë plotësisht të ndërgjegjshme, sido që të jetë gënjeshtrat janë pjesë e gjimnastikës poshtë çarçafëve dhe nuk ka asgjë për të mos i pranuar.

Në artikullin e sotëm, do të ”mbajmë” anën e burrave dhe do ju tregojmë gënjeshtrat që thoni më shpesh në shtrat:

1. Nuk i them asgjë shoqes sime të ngushtë për problemet tona në krevat: Seriozisht prisni që partneri juaj ta besojë këtë gjë ? Ai e di shumë mirë që gjatë kohës që bën dush, ju jeni duke ‘’qarë hallet’ e treguar të gjitha detajet shoqes së ngushtë për atë që ndodhi.

2.Nuk kam parë kurrë në jetë filma porno: Nuk po i përmendim statistikat pasi e dimë që do të thoni se nuk janë të sakta. Mos kini turp, meshkujt e dinë që ju shihni porno ndryshe si do t’i njihnit Mia Khalifan, Lisa Ann apo Rocco Siffredi-n.

3.S’kam imagjinuar kurrë të bëj seks me të tjerë: Në ëndrra mund t’i lejoni vetes gjithçka, madje edhe ndonjë skenar erotik me një të panjohur ose edhe ndonjë të njohur që thjesht e pëlqeni. Edhe pse ndoshta nuk ju pëlqen, djemtë e dinë këtë gjë.

4.Ky ishte seksi më i mirë i jetës time: Oh seriozisht, më i miri ?! Ndoshta e keni thënë këtë gjë edhe me ish-të dashurin tuaj, kështu që zor t’ju besojnë. /Lajmi.net/