Gënjeshtra që meshkujt i përsërisin rregullisht – Lajmi.net
Gënjeshtra që meshkujt i përsërisin rregullisht
Autori: Lajmi.net FunKurioziteteLifestyle 0:05, 12 November 2017
“Ky fustan të rri shumë bukur… I dua shoqet e tua… Ti je gruaja më e mirë me të cilën kam qenë ndonjëherë…”, janë vetëm disa nga gënjeshtrat të cilat meshkujt i përsërisin rregullisht me bashkëshortet e tyre.

Besimi është njëri nga faktorët më të rëndësishëm në të cilin ndërtohet një lidhje stabile. Megjithatë, meshkujt i gënjejnë bashkëshortet e tyre, femrat gënjejnë burrat, e të gjithë pajtohen që gënjeshtrat e vogla nganjëherë janë të nevojshme që ajo lidhje të qëndrojë.

Megjithatë, ekziston dallim në mes të gënjeshtrave “mashkullore” dhe “femërore”. Femra, thonë ekspertët, gënjejnë që të mbysin fjalët e këqija, përderisa meshkujt në të shumtën e rasteve gënjejnë që vetë të ndjehen më mirë.

Ju sjellim listën me 7 gënjeshtrat më të shpeshta të meshkujve.

“Unë? Kam qenë më i miri në klasë”

Ky është një shembull klasik i fryrjes së egos mashkullore me dëshirën që të paraqitet në dritën më të mirë të mundshme për ta pa impresionuar gruan.

Meshkujt kanë problem me pranimin e humbjes. Shoqëria na imponon që ne duhet të jemi patjetër të suksesshëm, prandaj meshkujt mendojnë që edhe për shumicën e femrave ajo është shumë e rëndësishme.

Padyshim, sa më shumë që rritet afërsia mes meshkujve dhe femrave, niveli i gënjeshtrave bie.

“Patjetër që i dua njerëzit e tu!”

Gënjeshtër me të cilën meshkujt joshin femrën që të dashurohet apo të qëndrojë e dashuruar në të. Mënyra me të cilën do ta provonit se mashkulli juaj me të vërtetë i do shokët dhe shoqet tuaja, prindërit dhe familjen tuaj, është që ta testoni se a dëshiron me të vërtetë që të kalojë kohë me ta, apo është i mirë vetëm në fjalë.

Zbulimi i së vërtetës mundet që në moment të ndryshojë ndjenjat.

“Zemër, je më e mira!”

Njëra nga situatat në të cilat meshkujt gënjejnë, gjithsesi është seksi. Mundet të jetë kjo sepse seksi është pyetje në të cilën ata janë më të ndiesh-mit.

Në fillimin e lidhjes është krejtësisht normale që mashkulli t’i ndajë komplimente femrës në llogari të dukjes dhe seksuali-tetit të saj, mirëpo fraza “ti je më e mira” mundet që të ngrijë lidhjen.

Nëse femra heton që mashkulli është duke gënjyer kur është në pyetje raporti seksual, duhet që ta nxisë që të hapet. Bisedat e hapura do të përmirësojnë jetën tuaj seksuale, e me vetë atë edhe lidhjen.

Këto janë ato gënjeshtrat e dhimbshme, gënjeshtrat përmes së cilave mashkulli dëshiron që të nxirret nga lidhja, dhe sa më herët që femra e kupton këtë, më lehtë dhe pa dhimbje do të ndërpresë lidhjen.

Megjithatë, nëse është në pyetje martesa apo lidhja e gjatë serioze, duhet që të jeni të kujdesshme dhe mos sillni konkluzione para kohës. Bisedoni.

“Ky fustan nuk është shumë i ngushtë. Duket i mrekullueshëm!”

Këto do të mund të thoshim se janë gënjeshtra të mira dhe tregojnë që i ka bërë përshtypje. Megjithatë, në afat të gjatë, ajo mund të bëhet problem nëse kalon në shprehi, dhe mashkulli vazhdon të flasë vetëm ato që gjysma e tij e bukur dëshiron të dëgjojë, e jo atë se çfarë ai mendon.

Në fund të fundit, a do ti bënte nder me atë që do ti thoshte se fustani i rri shumë bukur, nëse nuk është e vërtetë?

“Në punë po i largojnë, por mos u merakos se unë jam i sigurt aty”

Shumica e meshkujve edhe më tej llogariten si “koka e shtëpisë” dhe ai i cili do të duhej të mbante llogari për kujdesin ndaj familjes, prandaj i gënjejnë bashkëshortet e tyre në këtë mënyrë, që të mos i kursejnë nga merakosja…

Kjo gënjeshtër megjithatë mund që të humbë besimin, e femrën ta detyrojë që të ndjehet më pak e rëndësishme.

Thuaje të vërtetën, madje sa e keqe po të jetë, ejani deri tek një zgjidhje e përbashkët.

“Ja tani do të shkurtoj barin vetëm sa t’më ndalojnë dhimbjet në shpinë”

Janë shumë pak gjëra të cilat meshkujt i urrejnë më shumë se zemërimi apo bezdia e gruas. Për atë, për t’i ikur atyre skenave, fshihen me metoda të ndryshme, mes të cilave edhe gënjeshtra.

“Do të dilja me fëmijët në park, sikur koha të ishte më e mirë”, apo “Do t’i laja enët po të gjeja sfungjer”.

Lidhja e sinqertë dhe stabile do të duhej që të përballonte të vërtetat të cilat ndoshta nuk do t’ju pëlqenin.

Pyetni se pse gënjeni dhe pse ju gënjejnë. Sado të vogla të jenë gënjeshtrat, ato prapë mbesin gënjeshtra.

Fjalët kyçe: gënjeshtra, Meshkujt

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play World Soccer Champion
  • Play Berry Rush
  • Play Turbo Racing 3