Gënjeshtra e Trumpit për ‘sulmin terrorist në Suedi’

Administrata e Presidentit Trump është në ‘zjarr’, pas deklaratave të presidentit për një sulm terrorist që kurrë nuk kishte ndodhur në shtetin suedez.

Bota

19/02/2017 15:58

Gjatë një mitingu të Trumpit në Florida ai iu referua një sulmi në Suedi që gjoja kishte ndodhur një natë më parë, duke e cilësuar si terrorist, shkruan DailyMail.

‘Ju e shikoni se çfarë po ndodhë në Gjermani, shikoni se çfarë ka ndodhur natën e kaluar në Suedi”, ishte shprehur Trump, transmeton lajmi.net

Menjëherë erdhën reagimet në rrjete sociale duke theksuar se nuk ishte një sulm terrorist.

Në twitter ka reaguar edhe ish-kryeministri suedez, Carl Bildt duke theksuar se kurrë nuk ka ndodhur një sulm i tillë. /Lajmi.net/