Gënjeshtra e Realit

Menaxheri i Angel Di Marias ka përgënjeshtruar krerët e Real Madridit që sugjeruan se ylli argjentinas kërkoi pagë prej 8 milionë euro në vit dhe u largua pasi ajo nuk iu ofrua nga klubi.

Sport

06/09/2014 13:17

Angel Di Maria nuk ka kërkuar nga Real Madrid pagë prej 8 milionë eurosh në vit, dhe u detyrua të transferohej në Manchester United, ka insistuar menaxheri i tij, Eugenio Lopez.

“Para Kampionatit botëror as që pati një ofertë nga Reali. Ai nuk kërkoi 8 milionë euro në vit, kjo ishte një gënjeshtër. Kishte klube të tjera që i ofronin më shumë”, deklaroi Lopez për “Cadena COPE”.

“Plani ishte të presim dhe të merremi vesh me Realin për qëndrimin e tij. Angel deshi të përfitonte aq sa i premtoi Reali, dhe do të mbetej në klub edhe për më pak para se sa që përfiton në Manchester United. Kishte kontratë deri më 2018 dhe deshi ta vazhdonte. Gjë normale. Por, klubi bleu Kroos e James dhe kjo ishte shenjë dhe diqka nuk është në rregull”, u shpreh ai.