Gënjeshtra e Kishës serbe: Mashtruan se u ndërhy në zonën e Manastirit, por atje u larguan vetëm gurët /FOTO

Kisha Ortodokse serbe duke tentuar t’i ndalë punimet e rrugës Deçan-Plavë, ka lëshuar një komunikatë ku akuzon se punëkryesi ka ndërhyrë në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Lajme

26/05/2018 18:11

Madje ata ia kanë përcjellur këto ankesa edhe institucioneve ndërkomëbtare si KFOR-it dhe përfaqësuesve të BE-së.

“Shkelja e këtij ligji, megjithë refuzimin e regjistrimit të tokës deçanase sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që para dy vjetësh, paraqet edhe një shembull flagrant të paligjshmërisë që e implementojnë institucionet e Kosovës”,thuhej në komunikatën Dioqezës Rashkë-Prizren.

Por kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj në një deklaratë për lajmi.net kishte mohuar këtë akuza.

Ramosaj bëri të ditur se nga vendi i ngjarjes janë larguar vetëm disa gurë, të cilët sipas tij kanë qenë rrezik për banorët.

“Jo, realisht nuk është ndërhyrë në zonën e mbrojtur, për shkak se vetëm janë larguar disa gurë nga brezi i rrugës dhe nuk kam informacione të tjera. Punëkryesi ka hequr vetëm disa brixhe që kanë qenë me rrëshqitje të dheut për shkak me kalu me kamion dhe automjetet më lirë, pasi ka qenë rrezik edhe për qytetarët nga rrëshqitjet e gurëve. Vetëm ajo është bërë”, ka thënë Ramosaj për lajmi.net.

Lajmi.net ka siguruar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

Aty shihet se gurët në rrugë janë larguar pasi kanë përbërë rrezik për qytetarët që kanë kaluar kësaj ane.

Shikoni pamjet. /Lajmi.net/