Genc Prelvukaj tregon se a do të ketë edhe një duet me Sinan Vllasaliun

Genc Prelvukaj është emër shumë aktiv në skenën muzikore shqiptare.

ShowBiz

23/11/2018 16:35

Genc Prelvukaj vite më parë kishte bashkëpunuar me Sinan Vllasaliun për duetin “Falma një jetë”, shkruan lajmi.net.

Kënga dëgjohet ende dhe është ndër projektet më të suksesshme të dyshes, kurse tani Genci është pyetur nga fansat se a ekziston mundësia që këta dy artistë të realizojnë edhe një duet të ri.

“Ka shume mundesi”, ishte përgjigja e Gencit për ndjekësin, duke lënë të kuptohet që së shpejti mund ta shohim me një bashkëpunim të ri me Sinan Vllasaliun.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Genc Prelvukaj është “Harrove”, në duet me Eni Koçin. /Lajmi.net/