Genc Prelvukaj në lidhje dashurie, por jo me femër!

Këshilltari i Ministrit të Kulturës së Kosovës dhe këngëtari Genc Prelvukaj, ka lënë të gjithë pa fjalë me një deklaratë të pazakontë dashurie, pikërisht në ditën e të dashuruarve.

ShowBiz

15/02/2015 13:05

I akomoduar buzë detit, ai ka pranuar se sot nuk është në lidhje dashurie me asnjë femër, por me diçka tjetër.

“Sot jam në lidhje dashurie, veç jo me ndonjë femër, por me 2 levrekë, 1 sallatë të gjelbër, 3 copë bukë misri dhe 1 shishe verë të bardhë. Hajt na bëftë mirë”-shkruan ai, duke treguar maksimalisht vlerësim për veten dhe assesi ndonjë histori dashurie, siç bëjnë të gjithë.

Kjo mesa duket, tregon se Prelvukaj nuk ka asnjë lidhje dashurie në jetën e tij, pas ndarjes nga gruaja e tij Arta Arifi, me të cilën çifti ka edhe një fëmijë nga martesa e tyre. lajmi.net