Genc Prelvukaj: Lamtumirë politikë

Genc Prelvukaj i thotë përfundimisht lamtumirë politikës.

ShowBiz

20/07/2015 21:01

Në një event të organizuar në njërin ndër klubet më të mira në Kosovë, Bahçe, ka perfomuar rep grupi i mirënjohur shqiptar, Etnon.

Përpos që dhuruan spektakël për fansat e tyre, Genci, anëtari i këtij grupi, ka dhenë një deklaratë për RTV Dukagjinin, ku ka konfirmuar se “përfundimisht është tërhequr nga politika dhe se e ardhmja e tij është në muzikë”.

Genc Prelvukaj tregoi se pas 6 viteve i është rikthyer fuqishëm karrierës së tij muzikore dhe projekteve të mëdha në BlackFishEntertaiment.

Përveç se po e shijon suksesin e këngës “Falma një jetë”, Genci shtoi se është duke punuar intensivisht për të sjellë këngë të reja. /Telegrafi/radio dukagjini/