Gena mbush xhepat në Australi

Gena do ta nis vitin e ri me këmbë të mbarë. Këngëtari nga Shqipëria ka marrë një ofertë të majme nga Australia, ku pritet ta kalojë muajin e parë të vitit 2014. Në fakt, ai ka marrë një ofertë prej 150 mijë eurosh, vetëm për të bërë muzikë në muajin janar. Praprakisht, njëri prej këngëtarëve…

ShowBiz

25/12/2013 20:49

Gena do ta nis vitin e ri me këmbë të mbarë. Këngëtari nga Shqipëria ka marrë një ofertë të majme nga Australia, ku pritet ta kalojë muajin e parë të vitit 2014. Në fakt, ai ka marrë një ofertë prej 150 mijë eurosh, vetëm për të bërë muzikë në muajin janar.

Praprakisht, njëri prej këngëtarëve më të kërkuar në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe më gjerë, ka nënshkruar kontratë për një muaj, por mund të qëndrojë në kontinentin e ‘Kangurëve’ edhe më gjatë, varësisht prej ofertave.

Kjo do të jetë hera e parë që Gena do të qëndrojë për një kohë aq të gjatë në një vend. Kryesisht, ai bën muzikë në Kosovë dhe është mjaft i dashur.