Gena jep lajmin e shumëpritur për fansat

Gena është goxha aktiv me këngë të reja gjatë kësaj periudhe.

ShowBiz

10/08/2018 11:05

Këngëtari përmes rrjeteve sociale ka njoftuar që shumë shpejt publikon këngën e re, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka publikuar një fotografi me të cilën ka bërë të ditur që po vjen me këngë të re.

Ai nuk ka preferuar të jap më shumë detaje, por njofton që diçka e mirë po vjen.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Gena është “Kijamet” në duet me reperin Skivi, që u prit shumë mirë nga publiku. /Lajmi.net/