Gecaj: Urime liberalizimi i vizave!

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka ironizuar me deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj i cili kishte premtuar liberalizimin e vizave brenda tre muajve të qeverisjes së tij.

Lajme

09/12/2017 16:58

Ai nëpërmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se sot, skadojë ky afat, duke “uruar” qytetarët për liberalizimin, i cili natyrisht nuk ka ndodhur, madje nuk ka shenja se do të ndodhë së shpejti.

Postimi i plotë:

URIME LIBERALIZMI I VIZAVE!

Kryeministri Haradinaj kishte premtuar liberalizim vizash në afatin tre-mujor të qeverisjes së tij…sot skadoi ky afati, prandaj qytetarë të nderuar urime e gëzuar liberalizimi i vizave!?