Gecaj: Tre persona të maskuar ia vunë flakën veturës së gruas

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Bajram Gecaj, beson se, siç shprehët, shërbimet e Vetëvendosjes, ia kanë vënë flakët veturës së gruas së tyre.

Lajme

24/02/2016 17:48

Ai në një prononcim për Klan Kosovën, ka thënë se tre persona të maskuar, kanë hedhur koktej molotovi në këtë veturë.

“Në bazë të dëshmitarëve kanë qenë tre persona të maskuar që kanë hedhur koktej molotov”.

“Atmosferën e dhunës e ka krijuar VV, dhe mund të besojmë se kjo po bëhet prej tyre. Pra një perceptim të tillë që të hiqet. Unë dyshoj që anëtarë të VV-së e kanë bërë këtë, por mbetët që policia ta zbardhë rastin”, ka thënë Gecaj.