Gecaj thotë se AAK e Nisma tradhtuan edhe elektoratin e tyre

Anëtari i  LDK-së Bajram Gecaj duke komentuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor mes PDK-së, AAK-së e Nismës, ka hedhur akuzua të në drejtim të këtij koalicioni.

Lajme

17/05/2017 09:29

Gecaj ka thënë se AAK-Nisma  të cilët tradhtuan koalicionin LAN për interes personale, me marrëveshje më PDK-në kanë tradhtuar edhe elektoratin e tyre.

Postimi i plotë i tij:

I BASHKOJ FRIKA NGA NDËSHKIMI

RANË MASKAT: MARKSISTËT-LENINISTËT (LPK-istët) U RIBASHKUAN

Ata të cilët dje tradhtuan kauzën e përbashkët në LAN (LVAN), për hir të kolltukëve individualë, sot tradhtuan edhe elektoratin e tyre për të njëjtën. Proletarë të bashkuar, këtë herë qytetari përfundimisht do tu japë fytyrës atë grushtin tuaj komunist e t’ju hedh në grumbullin e plehrave të historisë, atje ku u dërgua i tërë komunizmi evropian në fillimin e viteve nëntëdhjeta. Veprimet tona të fundit domethënëse, dinjitoze e kualitative, si dhe bashkimi i forcave progresive kundër atyre te territ, duket tu ketë futur seriozisht frikën në palcë keqbërëseve të uritur për rikthim të pushtetit të krimit. Bashkimi i forcave të errëta nuk ju shpëton dot jo. Do të mbeteni përfundimisht relikt i historisë.