Gecaj: Qytetarët të votojnë për vlerat demokratike

Bajram Gecaj nga LDK, ka thënë se ka pasur një dëshirë të jashtëzakonshme të elektorati për ta pasur një marrëveshje me Vetëvendosjen për një listë zgjedhore të përbashkët, po kjo nuk ndodhi.

Lajme

19/05/2017 21:38

Ai ka thënë se kaluara duhet me mbet në histori, dhe metodat e Vetëvendosjes nuk duhet të përsëriten.

Sipas tij, e keqja më e madhe në këtë mes është PDK, se sa Vetëvendosja.

“Koalicionin e territ duhet ta qojmë në shtëpi, sepse ai u bë krejt në terr”, ka thënë Gecaj në Rrokum Roll, duke shtuar se LDK-AKR-Alternativa është koalicion i shpresës.

Sipas tij, për dy vjet e gjysmë Qeveria e Isa Mustafës ka arrit me ndalë krimin dhe korrupsionin, por sukseset e LDK-së e penguan PDK-në ngase ajo është friguar se më nuk mundet t’i fitojë zgjedhjet, prandaj edhe e rrëzuan Qeverinë.

“Qeveria ka ecë mirë, dhe për herë të parë, ka pasur një pozitivistet të madh”, u shpreh Gecaj, duke mos harruar se e vetmja pjese e cila nuk ka ece ka qenë ajo për Demarkacionin.

Gecaj për fund ka thënë se qytetarët i kanë dy zgjedhje në tavolinë: Me i votuar vlerat demokratike apo marksistët e leninistët të koalicionit të territ dhe të frikës.