Gecaj quan opozitën “euro-skeptike”

Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Bajram Gecaj i ka quajtur “euro-skeptik” deputetët e opozitës të cilët e kanë lëshuar sallën e kuvendit para votimit të MSA-së

Lajme

02/11/2015 13:06

Menjëherë pas ratifikimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, kanë ardhur edhe reagime nga më të ndryshme të politikanëve të Kosovës.

Ndërsa këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Bajram Gecaj krahas urimit për ratifikimin e MSA-së, ka ngritur shqetësimin e tij për lëshimin e sallës nga opozita.

Ai i ka quajtur “Euro-Skeptik” deputetët e opozitës të cilët e kanë lëshuar sallën.

Lexoni shkrimin e plotë të Bajram Gecajt:

“Urime populli i Kosovës

Sot u miratua Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, një hap ndër më të rëndësishmit për shtetin dhe popullin e Republikës së Kosovës – URIME.

Megjithate, për arësye të pastra politike, një pjesë e parlamentarëve lëshoj sallën duke u shndërruar kështu në Euro-Skeptik, pra duke krijuar edhe tek ne taborrin e kundërshtarëve të integrimeve evropiane.”