Gecaj pyet Haradinajn: Të kujt ishin institucionet kur i sulmonte opozita

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Bajram Gecaj duke komentuar deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj që kërkoi nga protestuesit që mos të sulmohen institucionet e shtetit.

Lajme

07/11/2017 10:00

Në një vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, objekti i Qeverisë së Kosovës është gjuajtur me ngjyrë, ndërsa për këtë kryeministri Haradinaj ka bërë thirrje që mos të sulmohen institucionet, pasi sipas tij, ato janë të popullit.

Por, Gecaj i cili ka qenë këshilltar i kryeministrit Mustafa,  duke ju referuar kohës kur opozita e kaluar, pjesë se cilës ishte edhe AAK e Haradinajt, ku sulmohej objekti i qeverisë, ka pyetur atë se të kujt ishin institucionet në atë kohë.

Ai ka postuar fotografi të Haradinajt në këtë protesta dhe objektit të qeverisë të dëmtuar nga protestuesit.

“Kryeministri Haradinaj, dje: “…Respekt për protestuesit, por shteti i Kosovës ngritët duke e respektuar dhe duke e forcuar atë. Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit..’”

“E atëherë, të kujt ishin institucionet o Kryeministër?”, ka shkruar Gecaj./Lajmi.net/