Gecaj: PDK e AAK dikur na akuzonin se kishim koalicion “me një rus”

Zyrtari i LDK-së Bajram Gecaj ia ka kujtuar PDK-së e AAK-së kohën kur këta të fundit e akuzonin LDK-në për koalicion me partinë e Behgjet Pacollit të cilin e shihnin si një rus.

Lajme

06/09/2017 18:11

Sipas Gecajt, pikërisht këto parti, ia besojnë këtij ‘rusi’  pesë nga dikasteret ndër më të rëndësishmet të qeverisë

“Nëse mbani mend, një sekretar i AAK-së dhe një nënkryetar i PDK-së më patën akuzuar në debate televizive, gjatë fushatës zgjedhore, se ne kishim hyrë në koalicion parazgjedhor me një “rus”, ndërsa tani këto parti po të njëjtit person ja besojnë (vetëm për dy vota) pesë nga dikasteret ndër më të rëndësishmet të qeverisë (+), madje-madje edhe duke mënjanuar (!?) çfarëdo kontrolli të kryeministrit ndaj atyre ministrave. Grykësia dhe lakmia për pushtet nuk paska kufij…hajde hipokrizi hajde”, ka shkruar Gecaj në Facebook.